Pjesë e shtëpisë së ‘Big Brother VIP’ mbrëmjen e sotme pritet që të bëhen pjesë edhe 3 banorë të rinj.
Deri tani është përfolur se do të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme dy femra dhe një mashkull.
Ditën e sotme në emisionin “Breaking” teksa po flitej për hyrjet e reja që do të bëhen sot në BB VIP, Fiorentina Halili bëri një deklaratë të fortë.
“Egzona Rafuna, e cila është gazetare nga Kosova që mund të futet sot në shtëpi. Vetëm për këtë kam dëgjuar të paktën deri në këto çaste”, tha moderatorja e njohur, Sidorela Gjoni në lidhje me hyrjet e reja.
Në këto momente ndërhyn ish-banorja e “Big Brother” duke thënë: “Se mos i fusni Dj Dagz atë ish-n e vet se gazetare ka qenë nga Kosova”.
Kujtojmë se më herët është përfolur lidhja e Pajtimit me moderatoren, Ariana Berisha. Por ende nuk dihet nëse edhe ajo do të futet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
/Priza.al/