Modelja ruse, Ariana Lirey ka qenë një nga emrat më të përfolur për shkak të romancës së saj me reperin Xhonatan Isufin, i njohur me emrin e artit si Don Xhoni. Ndonëse nisi bukur, romanca e dyshes përfundoi jo mirë, duke mos kursyer edhe thumbat shpesh herë ndaj njëri-tjetrit në rrjetet sociale.
Së fundmi është bërë virale një video e Arianës kur ishte pjesë e një reality-show “Reality Dom”. Në këtë fragment shihet ish e dashura e Don Xhonit e cila sulmohet brutalisht nga një djalë pjesëmarrës në këtë emision.
Modelja ruse më herët ka shkruar në rrjetet sociale për këtë rast, ku shumica menduan se ajo ia dedikonte Don Xhonit. Mirëpo, e vërteta është që bëhet fjalë pikërisht për këtë rast. Sulmi ndaj ish të dashurës së reperit ndodhi më 14 shtator të këtij viti.
Mediat ruse kanë bërë publik edhe identitetin e konkurentit që ka sulmuar Ariana Lirey dhe bëhet fjalë për Artem Grant. Ariana dhe Don Xhon bënë bujë të madhe me ndarjen e tyre pas deklaratave dhe akuzave që bënë publikisht ndaj njëri-tjetrit.
Pas ndarjes nga modelja ruse, u raportua se reperi mund të jetë në një flirt me ish-miss Serbia, Tia Alkerdi. Teksa nuk ka asnjë reagim nga Don Xhoni, lajmin e ndarjes së tij dhe Arianës e konfirmoi vetë modelja përmes disa shkrimeve në ‘Instastory’.