Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar sërish në lidhje me ngjarjen tragjike në Himarë, ku e mitura Joanda Avdia humbi jetën tragjikisht pasi u përplas nga një skaf.
Berisha tha se skafi i cili drejtohej nga ish-efektivi Arjan Tase, rezulton të jetë në pronësi të shtetasit Adhurim Kushit, një prej çunave të Taulant Ballës në Londër.
Sakaq shtoi se ministri i Brendshëm rezulton të jetë anëtari i një shoqate me trafikantë.
“Skafi ishte me të gjitha ligjet i ndaluar të përdorej aty ku u ndodh. Skafisti ishte i palicencuar për përdorimin e skafit. Skafi ishte pronar i Adhurim Kushit, një nga çunat e Taulant Ballës në Londër, pra e kuptoni vetë origjinën e skafit. Adhurim Kushi punon akoma në Britani dhe blen skaf. Arjan Tase u rikthye në punë dhe është me origjinë nga Përmeti. U rikthyer në detyrë nga dy ministrat, nga Bledi Veltari dhe ministrja Kumbaro.
Arjan Tase nuk plotësonte asnjë kusht për rikthimin e tij në detyrë përveç lidhjeve të forta që kishte me të dy ministrat. Të dhëna të tjera janë shumë tronditëse, ministri i Brendshëm, apo ministri i familjes siç e quajnë rëndon rezulton të jetë anëtari i një shoqate të mbushur me trafikantë dhe kontrabandistë për të cilën mediat kanë nxjerrë emrat dhe dhënë faktet”, tha ai.