Ish-fituesi i ‘Big Brother VIP Canada’ Kievin Jacobs reagon për fitoren e Luizit

Ish-fituesi i “Big Brother VIP Kanada”, Kevin Jacobs, ka reaguar pas shpalljes së Luiz Ejllit fitues të edicionit të dytë të Big Brother Vip.

Pas një rrugëtimi të gjatë në “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli është shpallur fitues i këtij edicioni, me kundërshtarin e fundit, Krist Aliajn.

Nga përballja kokë më kokë mes dy konkurrentëve të cilët kanë qëndruar plot 133 ditë në shtëpinë e Big Brother, Luiz Ejlli triumfoi dhe u shpall fituesi i Big Brother Vip.

Mes lotësh dhe emocionesh, Luizi shprehu falenderimet e tij për publikun dhe jo vetëm që e ndihmuan të shpallet fitues. Një reagim për fitoren e këngëtarit e ka bërë dhe fituesi i “Big Brother Kanada”, Kevin Jacobs.

Në një postim në rrjetin social, Instagram, Kevin shprehet se tashmë “nxënësi është bërë mësues”.

Jacobs ka postuar në rrjetin e tij social edhe më parë foton e këngëtarit të njohur, duke vlerësuar strategjinë e tij. Por jo vetëm kaq, pasi Jacobs ka postuar edhe disa video në “Instastory” ku ka thënë se e gjithë kanadaja ndjek Big Brother Vip.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *