TIRANË/ Vetëm disa orë pas vrasjes që tronditi kryeqytetin ditën e sotme, Policia e Tiranës ka lëshuar urdhër-arrest për ish-gruan e viktimës Dhurata Saliajn. Sipas burimeve nga policia, ish-bashkëshortja e Kudret Saliajt akuzohet se ka bashkpunuar me të atin e saj në vrasjen e ish-burrit.
Mexhit Picari vrau mesditën e sotme ish-bashkëshortin e vajzës pasi ato ndodheshin në proces divorci dhe kishin seancën e 5-të në Gjykatë. Sipas autorit të krimit, Kudret Saliajn e vrau për të mbrojtur nderin e vajzës pasi sipas tij të bijën ia kishin akuzuar për disa gjëra të cilat ajo nuk i kishte bërë.