Gigliola Haveriku ish-partnerja e Amos Zaharias duket se në këtë “Big Brother Vip Albania” nuk bën tifo për ish-partnerin e saj. Gigliola deri tani nuk ka bërë asnjë koment për Amosin, por ama nuk kurseu me “batuta” njerëzit që rrinë afër tij.
Ajo nuk ka lënë pas as Dea Mishel, e cila prime-n e fundit ka konfirmuar se mes saj dhe Amosit ka patur një flirt, por ajo nuk ka dëshirë që ta vazhdojë më tej këtë histori.
Në një postim në rrjetet sociale më herët ish-i i Amosit e cilësoi Dean si “princeshën e të varfërve ose ‘të mjerëve”.
Në lidhje me këtë etiketim që Gigliola i bëri blogeres ka pasur një reagim në faqen e Instagramit të Dea Mishel, e cila tashmë që ajo është pjesë e “BBV” dhe menaxhohet nga personat e saj të afërt.
“Më erdhi kjo story sot të cilën e gjej shumë ironike dhe më futi në mendime. Madje po kërkoja këtë vajzën në Instagram, profilin e së cilës nuk e gjej dot, sepse Dean e ka bllokuar dhe jo vetëm. Por edhe mua dhe disa miq të tjerë të Deas. Sa i mbushur me mllef mund të jetë dikush ndaj disa njerëzve që nuk i njeh dhe nuk i kanë bërë asgjë?”-shkruhen në Instastory-n e profilit zyrtar të Dea Mishel.
Ndërkohë, kujtojmë gjithashtu se Gigliola ka qenë pjesë e “Big Brother Vip Kosova” dhe eksperienca e saj në këtë reality-show zgjati jo më shumë se dy javë.