Lorenc Hasrama ish-i i Keisi Medinit? Ky ka qenë lajmi që ka bërë xhiron e rrjetit që prej të martës mbrëma, kur këngëtari u bë pjesë e “BBV Albania”.
Në rrjet shpërthyen komentet se Lorenci në të shkuarën ka pasur një marrëdhënie me Keisin, me ndjekësit të cilët shfaqen të bindur në “teorinë” e tyre.
Shtojmë këtu edhe faktin se shikuesve u ka bërë përshtypje gjithashtu fakti që gjatë hyrjes së konkurrentëve të rinj, kamera fokusoi në një moment Sabianin dhe Keisin.
Ky pretendim u tha gjithashtu gjatë videove live të personazheve të ndryshëm që komentojnë “Big Brother” dhe më pas u përhap nga njerëzit në rrjetet sociale.
Në lidhje me këtë çështje së fundmi ka reaguar Sabiani.
“O media k…, që e keni shpirtin më të zi se qymyri. Na i bëtë miqtë dhe shokët dashnorë. E nxirrni besëpremë atë djalin se kemi miqësi të përbashkët,”-shkruan këngëtari në një postim në Instastory.