Ish-kancelari gjerman kundër Zelenskyt: Ideja për të marrë Krimenë është e pakuptimtë

Ditën e sotme në një intervistë televizive  Ish-kancelari gjerman Gerhard Schroeder tha se ka ‘fjalët e Volodymyr Zelensky për mundësinë e marrjes së Krimesë me mjete ushtarake janë të pakuptimta

“Ideja që Presidenti Zelensky mund ta marrë Krimenë ushtarakisht është e pakuptimtë,” tha ai.

Sipas tij gadishulli u bë pjesë e Ukrainës vetëm sepse udhëheqësi sovjetik Nikita Hrushovi shpresonte se “BRSS do të jetonte aq gjatë sa Kisha Katolike”.

Më 24 gusht, Zelensky njoftoi se do të rimerrte Krimenë me çdo mjet dhe pa konsultime me vendet partnere. Ai theksoi se çdo ditë Kievit i duhen më shumë armë perëndimore për t’u përballur me Moskën.

Gerhard Schroeder është margjinalizuar dhe kritikuar ashpër në Gjermani për shkak të pozicionit të tij ekzekutiv në Gazprom dhe lidhjeve të ngushta me Rusinë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *