Andi Artani është një ndër konkurrentët e parë të “Big Brother VIP Kosova”. Nga Përputhen, Andi arriti të depërtojë në reality-show-n e njohur.
Ai do të tregojë mjaft gjëra interesante nga jeta dhe eksperiencat e tij mes Kosovës dhe SHBA-së. Mirëpo, kujtojmë se ai u bë i njohur nëpërmjet programit “Përputhen” si dhe për lidhjen që krijoi me Jasminën.
Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj vijon të jetë në qendër të vëmendjes që pas daljes së saj nga shtëpia e ‘BBV’. Mirëpo, nga ana tjetër, edhe Andi Artani vijon të përflitet goxha. Por, komentet e fundit të shkëmbyera mes tyre kanë bërë bujë në rrjetet sociale pasi fansat kanë aluduar për një lidhje të mundshme mes tyre.
Gjatë një intervistë për rubrikën “Kë zgjedh” të programit “Mirage”, ai bëri një koment për këngëtaren dhe tha: “Një farë simpatie e kam për të”. Andi publikoi një foto dhe menjëherë ka tërhequr vëmendje komenti i Beatrix: “I Dukagjinit mo”.
“Kjo është e qartë,”-shkruan ish-konkurrenti i “Për’Puthen”. Jo vetëm kaq por ai i ka dërguar edhe një emoji me puthje Trixës.
Beatrix është treguar e shpejtë në mohimin e aludimeve për një lidhje mes saj dhe Andit. Me anë të dy statuseve të publikuara në rrjetin social ‘Twitter’, Beatrix ka sqaruar se është beqare dhe për momentin po i dedikon kohë vetëm vetes.