Ish-konkurrenti i ‘Përputhen’, Graciano Merkaj ka qenë në epiqendër të mediave rozë pas deklaratave të tij ku thoshte se është biseksual dhe se ka punuar si zhigolo.
“Në fillim e nisa për para dhe pastaj vdes pak të eksploroj. Kanë qenë mbi 65 vjeçe. Nuk krahasohen me plakat e Shqipërisë, janë yje dhe më të mbajtura. Vetëm hera e parë ka qenë e vështirë pastaj është profesion më vete.”, tha Graciano në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit”.
Ai foli gjithashtu dhe për paragjykimet që mund të ketë ndeshur pas deklaratave të tij, duke shtuar se nuk është penduar sepse është diçka që ai e ka bërë me dëshirë, dhe për të cilën ka patur mbështetjen e familjes. Graciano ndërsa u pyet nga moderatori nëse ka pasur ngacmime nga politikanët shqiptarë, tha:
“Politikanë të mirëfilltë jo, por njerëz me pozitë. Ndërmjet shoqërisë time, edhe ndërmjet telefonit. Më kanë kërkuar marrëdhënie seksuale për më tepër”, tha ish-konkurrenti i ‘Përputhen’.