Ish-konkurrentja e “Për’puthen” habit me deklaratën: Dua të bëhem nënë pa baba

Ina Kollçaku është një prej personazheve që u bë e njohur për publikun shqiptar falë pjesëmarrjes së saj në formatin e dashurisë “Për’puthen 1”. Në një intervistë të dhënë së fundmi për emisionin “Ora Verore”, ajo ka pranon se kjo verë e ka gjetur të dashuruar.

Po ashtu, ajo i ka habitur të gjithë me deklaratën se do që të bëhet nënë pa baba, duke nënvizuar se ndihet gati biologjikisht.

Ronaldo Sharka: Vitin e kaluar ke folur për faktin e të qenurit nënë, pa baba. Vazhdon ende ti qendrosh këtij mendimi?

Ina Kollçaku: Po, vazhdoj ta mendoj.

Ronaldo Sharka: Kur ?

Ina Kollçaku: Biologjikisht jam duke e ndjerë gjithmonë dhe më shumë. Ta premtoj ekskluzive.

Ronaldo Sharka: Je apo jo e dashuruar?

Ina Kollçaku: Unë jam gjithmonë e dashuruar.

Ronaldo Sharka: Por me një person konkret?

Ina Kollçaku: Po, Ina Kollçaku është e dashuruar. Tani jetoj në jug. Do vazhdojë vera, besoj që të jem e dashuruar në Livadh.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *