Është përfolur që sezoni i dytë i “Big Brother Vip” do të nisë më datë 24 dhjetor, pikërisht natën e Krishtlindjeve. Sa më shumë afron data, aq më shumë emra përfliten si banorë të mundshëm për të qenë pjesë e shtëpisë së famshme.
Së fundmi, Tea Trifoni, vajza që u bë kryefjalë në edicionin e dytë të “Për’puthen” do të bëhet pjesë e ‘Big Brother Vip Albania’.
Gjithashtu, edhe moderatorja Lei Kraja, dhe aktori Gent Hazizi thuhet do t’i bashkohen aventurës më shumë se 100 ditore.
Burime për “Anabel” thanë se Gent Hazizi i ka thënë po ftesës për të qenë pjesë. Ndonëse akoma nuk ka një konfirmim zyrtar nga ana e aktorit.
Përveç Leit këto janë disa emra të tjerë që janë përfolur për të qenë pjesë e “BBV” deri tani: Albi Nako, Kiara Tito, Jori Delli dhe Kejsi Medini.
Gjatë një interviste të dhënë më herët, moderatorja Arbana Osmani u shpreh se kasti i personazheve që do të marrin pjesë në “Big Brother Vip 2”, do të ketë personazhe më të njohur që kanë karriera më aktive dhe më të gjata.