Ish-kryebashkiaku i Dibrës, Muharrem Rama thirret në SPAK, mister arsyeja

Ish-kryebashkiaku i Dibrës, Muharrem Rama është thirrur sot në SPAK, ku është marrë në pyetje.

Rama hyn në ambientet e Gjykatës së Posaçme, ndërsa nuk dihet se për çfarë do të merret në pyetje.

Muharrem Rama mori detyrën e kryebashkiakut të Dibrës më shtator të vitit 2016-të, ku zëvendësoi Shukri Xhelilin, të shkarkuar pas publikimit të videoskandali ku i kërkonte favore seksuale një vartëseje të tij në bashki në këmbim të një vendi pune më të mirë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *