Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako apelon vendimin e ‘masës së arrestit’ me burg

Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka apeluar masën e arrestit në burg të dhënë më 8 qershor nga shkalla e parë për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Dako nëpërmjet avokatit te tij mbrojtës i është drejtuar Apelit të Posaçëm që të ndryshojë vendimin e dhënë nga gjyqtari Erion Bani që e la ish-numrin një të bashkisë në qeli deri në përfundim të hetimeve.

Ende nuk është hedhur shorti në Gjykatën e Apelit për të caktuar gjyqtarin dhe datën se kur do të shqyrtohet seanca.

Vangjush Dako u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme me dyshimin se ka shpërdoruar detyrën në dy rate. E para në lidhje me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshti me ligjin dhe tenderi për blerjen e një projekti për zhvillimin e vijës bregdetare që iu rrit vlera 10-fish.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *