Ish-kryebashkiaku, Xhelal Mziu është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.
Ende nuk dihen arsyet se përse Mziu është thirrur në SPAK, por kujtojmë se kryebashkiaku socialist Rakip Suli e ka paditur këtë të fundit për veprën penale “shpërdorim detyre” në vitin 2021. Burime për median bëjnë me dije se akuza e Sulit lidhet me një leje ndërtimi që Mziu ka dhënë për një thertore në Laknas.
Sakaq ende nuk dihet nëse kjo e fundit ka lidhje me paraqitjen e deputetit të PD-së në prokurori.