Ish kryeministri Berisha: Kuvendi i nesërm do të na bashkojë, do të jemi edhe më të fortë!

 Ish-kryeministri dhe ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka konfirmuar mbajtjen e Kuvendit të nesërm të demokratëve. Me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Berisha ka publikuar një foto se bashku me sloganin: Më të bashkuar, më të fortë, më të hapur.

Demokratët do të mblidhen nesër në Kuvendin e konsideruar si kuvendi i rithemelimit të Partisë Demokratike, në orën 10:00 në stadiumin “Air Albania”. Sipas njoftimi të lëvizjes “Foltorja”, delegatët do të kenë zonën e tyre të veçantë, kurse pjesa tjetër e stadiumit “Air Albania” do të jetë e hapur për të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e PD-së që dëshirojnë të bëhen pjesë e këtij momenti.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *