Ish-kryeministri i Holandës, Mark Rutte, do të marrë sot postin e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, duke zëvendësuar Jens Stoltenberg.
Ceremonia e kalimit të detyrës do të zhvillohet në selinë e NATO-s në Bruksel. Rutte do të përballet me sfida të mëdha, përfshirë mbështetje për Ukrainën dhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara në sigurinë evropiane, veçanërisht me zgjedhjet presidenciale amerikane që po afrohen.
Zyrtarët presin që ai të vazhdojë prioritetet e Stoltenbergut, përfshirë rritjen e shpenzimeve për mbrojtje nga anëtarët e aleancës.