Ish-kryeministri i Kosovës, kreu i AAK dhe deputet, Ramush Haradinaj njihet për pasionin e tij për sportet dhe aktivitetet fizike. Zakonisht Haradinaj fundjavën e kalon duke u ngjitur maleve apo duke bërë sport dhe me aktivitetet e tij i njeh dhe ndjekësit në rrjetet sociale.
Këtë të diel ai është ngjitur shkëmbinjve dhe ngjitjen e ka publikuar në profilin e tij në Facebook. Ai shihet pa litarë dhe pa pajisje të nevojshme, por me veshje të zakonshme sportive duke u ngjitur në një vend malor të rrezikshëm.