Ish-kryeministri italian kritikon marrëveshjen Rama-Meloni: E dështuar!

Ish-kryeministri italian, Giuseppe Conte është një nga njerëzit që nuk mbështet marrëveshjen mes Ramës dhe Melonit.

Gjatë një intervuste nga një media italiane ai u shpreh se kjo marrëveshje ka kosto shumë të mëdha për Italinë dhe se emigrantët do të qëndrojnë përkohësisht në Shqipëri.

Conte ishte kritik dhe për vizitën e Melonit në Shqipëri pasi u realizua vetëm pak orë para nisjes së votimit për zgjedhjet europiane.

“Marrëveshja me Shqipërinë është e dështuar, sepse ne do të shpenzojmë gati një miliard për dy qendra pritëse ku do të çohen emigrantët me shpenzimet tona, me forca policie që do të jenë aty në vend të këtu. Këta emigrantë do të qëndrojnë atje për një ose dy muaj dhe më pas do të vijnë në Itali. Pakti i Stabilitetit që Meloni e miratoi pa thënë asnjë fjalë, do të jetë një lak në qafë, sepse do të na çojë përfundimisht në shkurtime prej 13 miliardë lekësh në vit, që kryeministrja nuk do t’i marrë nga bankat apo armët, por nga arsimi, nga shëndetësia, nga politikat e punës”, tha Conte.

/5pyetjet.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *