“Sali Berisha është kryetari defakto i partisë Demokratike dhe Lulzim Basha është vetëm një kukull”. Ky ka qenë mendimi i kryeministrit Edi Rama, sot i ftuar në emisionin “Open” në “Top Channel”.
Rama theksoi se lideri real i Partisë Demokratike është Sali Berisha dhe jo Lulzim Basha, duke theksuar se, vetëm me një postim të Berishës, Basha ikën nga posti që mban.
“Nuk kam ardhur këtu për të përfaqësuar një palë, por jam kreu i një pale. Publiku do të gjykojë jo ti. Ish kryeministri lideri real i partisë Sali Berisha, nëse bën një postim që ta heqë Lulin nga posti, Luli del nga godina e SHQUP-it të nesërmen. Ai bën thirrje mos u vaksinoni se është vdekjeprurëse. Kjo është e lidhur me një moment kyç të jetës sonë që lidhet me shëndetin domosdoshmërinë.
Ky që është Gjinua nuk e hap gojën, ka ditë që flet e flet sikur s’ka pandemi nuk ka rënë tërmet nuk janë sfida të mëdha që ndikojnë drejtpërdrejt, por flet se jemi në vitin 2009 2005 1992, do t’ju bëj këtë do t’ju jap këtë. Veç dezinformimeve që kanë munguar asnjë fjalë për tërmetin, ai është në autobus. Nëse ata e marrin detyrën e vaksinimit dhe rindërtimit nuk do të vazhdojnë siç e kemi vazhduar ne”,- tha Rama.
Kryeministri Rama, ka komentuar edhe gjuhën e tij thumbuese ndaj opozitës në deklaratat e tij, duke thënë se, është krenar dhe e konsideron si mënyrë komunikimi që vjen natyrshëm.
Rama tha se, gjithçka që thotë është e vërtetë dhe kushdo mund ta konsiderojë satirë.
Rama: Jam krenar se është mënyrë komunikimi që më vjen natyrshëm, por nuk është e panjohur në mënyrat e komunikimit në botën e lirë dhe demokratike. Ju mund ta quani satirë, por unë mendoj që është e vërteta, e thënë me një mjet komunikimi që mund të quhet satirë. Satira nuk është as e ndaluar, as e pakëshillueshme.
Sa i përket mungesës së reagimit të Bashës për deklaratat e Berishës për vaksinën kineze, Rama thotë se, hesht pasi nuk është lideri i PD.
Debati:
Rama: Nuk e bën dot këtë. Por nuk ka rëndësi, secili bën atë që është më e udhës për të përcjellë mesazhin e vet dhe shtjellimin e panoramës. Pse nuk është e vërtetë që Basha nuk është lideri i PD?
Sulo: Pse mendon kështu?
Rama: Jemi si e gjithë bota në kushtet e një lufte me një pandemic që kërkon respektimin e disa normave jo shumë të vështira, shumë të thjeshta madje dhe kërkon që të respektohen nga ata që kanë mundësi dhe japin shembullin e tyre si persona publikë. Ashtu sikundër është e padiskutueshme që nuk është një luftë partish, është një luftë për shëndetin që është mbi të gjitha partitë.
Nëse në partinë time do dilte dikush e do të thoshte mos u vaksinoni se bëjnë dëm dhe nëse unë nuk do flisja, atëherë nuk do të isha në lartësinë e detyrës. Por nëse Saliu del e thotë që vaksinat janë vdekjeprurëse e ndalohen me protokoll për ata mbi 60 vjeç, që qeveria kineze i ka shkruar qeverisë shqiptare që të mos i përdorin dhe hesht e bën sikur s’dëgjon, kjo do të thotë se nuk është lideri i asaj partie.
Sulo: Ka dhënë mendimin e tij. Edhe Bushati nuk është dakord për atë që thatë ju dje në Shkodër.
Rama: E para e punës nuk e di çfarë ka thënë Ditmir Bushati dhe këtu nuk po flas pse këtu thotë diçka, po flas për akte kriminale.
Sulo: Ju keni 2-3 muaj që bëni diversion politik. Shembulli që morët është i ditëve të fundit.
Rama: Të solla shembullin më të freskët.
/Burimi: TCh/