Ish-sulmuesi anësor i Chelsea-s dhe Newcastle, Christian Atsu thuhet se është bllokuar nën rrënoja pas tërmetit tragjik në Turqi. Mediat turke raportojnë se një operacion kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar për të gjetur yllin e klubit turk.
Ish-sulmesi i Chelsea-s, iu bashkua klubit Hatayspor nga skuadra saudite Al Raed verën e kaluar. Sipas raportimeve lokale, Atsu dhe drejtori sportiv i Hatayspor, Taner Savut, mbeten të zhdukur nën rrënojat në shtëpitë e tyre përkatëse dhe ende nuk dihet fati i tyre.
Disa orë më parë, tre futbollistë të tjerë të këtij klubi u nxorrën shëndoshë e mirë nga rrënojat. Një portier 28-vjeçar gjithashtu nuk është gjendur ende, edhe pse kërkimet vazhdojnë.