Detaje dhe dëshmi të reja publikohen çdo ditë lidhur me vrasjen e rëndë të Liridona Ademajt që tronditi mbarë opinionin publik në Kosovë dhe jo vetëm.
Së fundimi, mësuesja e Liridonës ka rrëfyer momentin kur Naim Murseli, i cili dyshohet si porositësi i gjithë vrasjes, i dha lamtumirën e fundit bashkëshortes e tij. Teuta Haxhiu tregoi se Naim Murseli nuk nxori asnjë pikë loti dhe se me ftohtësi i vendosi tre gishta në ballë, por nuk e përqafoi.
Mësuesja u shpreh se ky moment nuk do i largohet asnjëherë prej mendjes, ndërsa tregoi se në syrin e majtë të Loredanës kishte një mavijosje.
“Asnjëherë nuk do të largohet prej mendjes time. Kishte një mavijosje në syrin e majtë. Nuk e harroj momentin kur Naimi me ftohtësi, vendosi tre gishta në ballin e saj dhe nuk e përqafoi. Nuk nxori një lot. U thashë kolegëve si është e mundur që bashkëshorti nuk e përqafon në këtë ditë kur ai nuk do e shoh më”, tha Teuta për mediat.
Mësuesja Teuta Haxhiu tha se vrasja e saj në prezenë të dy fëmijëve ishte vdekje e dyfishtë për 30-vjeçaren, ndërsa theksoi se nuk e mendonte kurrë se Naim Murseli mund të ishte ekzekutuesi i saj.
“U tmerrova për ngjarjen e Liridonës. Vdekja e Liridonës në prezencën e fëmijëve ka qenë një vdekje e dyfishtë. Kam menduar se kush ka pas shpirt dhe po të jetë një kriminel, nuk duhet të ndodhte në prezencën e fëmijëve. Nuk kam menduar kurrë që Naimi mund të ketë qenë vrasësi i gruas së tij. Duhet të dënohet me vdekje, sepse ashtu e meriton. Ajo u martua shumë herët. Martesat e hershme nuk janë martesa të mira.Nuk do e largoj kurrë prej mendjes time. Zëri i motrave që e thirrnin ‘Liridonë, çohu se ka ardhur mësuesja Teuta”, theksoi Teuta.
Kujtojmë se deri më tani, në burg janë 4 persona që akuzohen si të përfshirë në vrasjen e Liridonës.