Pas 8 orësh dëshmi mbi koncesionin e sterilizimit, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj i mërzitur ka dalë nga Prokuroria e Posaçme SPAK. Në një prononcim të shkurtër për mediat, Beqaj tha se ka dhënë shpjegime përpara prokurorëve, ndërsa theksoi se nuk i druhet përgjegjësisë penale pavarsishte se frika lexohej në mimikën e tij.
“Jam thirrur nën cilësinë e personit që ka dijeni. Dhashë përgjigjet e mia përpara dy prokurorëve. Nuk i druhem përgjegjësisë penale”, tha Beqaj.
I pyetur nga gazetarët se çfarë mbante në çantën e zezë, ish-ministri tha se kishte materiale pune.
Ai u paraqit SPAK rreth orës 10:00 në cilësinë e deklaruesit në lidhje me koncesionin e sterilizimit. Gjatë kohës që ai drejtoi Ministrinë e Shëndetësisë, firmosi privatizimin e sterilizimit, hemodializës dhe kontrollit të detyrueshëm shëndetësor (check-up).
Këto koncesione janë kontestuar në publik për shkak se janë fituar në mënyra të parregullta dhe misterioze, por situatën e ka marrë në dorë Prokuroria e Posaçme.
Ishte Nisma “Thurje” që ngriti një pasi ndaj ish-ministrit Beqaj dhe 11 zyrtarëve të tjerë të ministrisë së Shëndetësisë.
Kjo është hera e parë që ish-ministri Beqja pyetet nga SPAK. Për koncesionin e sterilizimit është pyetur dy herë ish-zv.ministri Klodian Rjepaj dhe anëtarët e koncesionit