Ish-ministri i Shëndetësisë për herë të parë në SPAK, koncesioni i sterilizimit dhe lidhja miqësore me pronarin e ‘Sani Service’

Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja është thirrur në SPAK për të dhënë dëshminë e tij lidhur me hetimet që vijojnë prej tri vitesh për koncensionin e sterilizimit.

Për koncesionin e sterilizimit është pyetur dy herë ish-zv.ministri Klodian Rjepaj dhe anëtarët e koncesionit. Gjatë kohës që Beqja drejtoi Ministrinë e Shëndetësisë, dha me koncesion shërbimin e sterilizimit. Ky koncesion prej 100 mln eurosh është fituar nga “Sani Service” e biznesmenit Ilir Rrapaj, i cili sipas të dhënave rezulton mik i Beqjas.

Gjithashtu janë marrë dëshmi të personave si anëtarë të koncensionit. Po ashtu Klodian Rrjepaj është pyetur dy herë nga Prokuroria e Posaçme. Me gjasë hetimet janë drejt fundit, dhe prokuroria ka vendosur të thërrasë edhe ish-ministrin Ilir Beqja. Gjatë vitit të parë të operimit të kontratës është tejkaluar shuma e parashikuar në kontratë. Nga 12 mln euro shuma që është kaluar në llogari është 17 mln euro dhe kjo sepse është rritur ndjeshëm numri i operacioneve, sipas drejtuesve të shëndetësisë. Ndërkohë, Prokuroria ka dyshime për këtë kontratë. Një tjetër pikë e errët është edhe një qendër sterilizimi që nuk është vënë në funksion nga ana e QSUT, por i është dhënë privatit. Mbetet për tu parë se cilat do të jenë vendimet që do të merren lidhur me këtë koncension./bw

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *