Ish-ministri marton vajzën/ Dalin pamjet e veçanta nga ceremonia

Sot është njē ditë tejet e veçantë për ish-ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Vajza e tij Dorothea ka kurorëzuar në martesë dashurinë e saj me Manuelin dhe ceremonia është zhvilluar në Kishën Katolike të Tiranës. Ka qenë ish-boksieri i njohur, Luan Krasniqi që ka publikuar disa pamje nga festa.

Postimi i Luan Karasniqit:
Njeriu lumturohet gjithësesi kur merr pjesë në një gazmend familjarë që me atmosferën e ngazllyer, me tinguj të muzikës me shije, me mysafirë të hareshëm e gostitje profesionaley, të bën të ndihesh si dasmor i ftuar me zemër. Ndaj, në këtë mënyrë, e falënderoj mikun tim Sander Lleshi, që me festen e organizuar për martesën e vajzes së tyre, na mundësuan të përjetojmë çaste shum të mira ne Tiranë. Çiftit të ri Dorotheas dhe Manuelit ju uroj shëndet e të mbara të përhershme”, shkruan Krasniqi.

Nusja ka zgjedhur dy fustane të bardha, një për kishën dhe njërën për festën. Sic shihet dhe nga fotot ceremonia ka qenë shumë e thjeshtë por e veçantë.

Ish-ministri Lleshaj dhe bashkëshortja e tij shfaqen shumë të gëzuar krahas çiftit dhe krushqëve, në këtë moment të rëndësishëm në jetën e tyre.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *