Ish- ministri më i ‘fuqishëm’ i Rilindjes kërkon mëshirë nga gjyqtarët: Ju kërkoj me përulësi…

Pas disa seancash të dështuara, ditën e sotme Gjykata e Posaçme e Apelit nisi rishqyrtimin e dosjes në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në seancë, prokurorët e SPAK-ut këmbëngulën për deklarimin fajtor të Tahirit për akuza që e lidhin atë me trafikun e drogës dhe grup të strukturuar kriminal. Ata i kërkuan gjykatës dënimin me 12 vite burg.

Por, duke qenë se gjykimi është bërë me procedurë të shkurtuar, i kërkuan që të ulet edhe 1/3 e dënimit, duke kërkuar një dënim përfundimtar prej 8 vitesh burg.

I njëjti dënim është kërkuar edhe për Jaeld Çelën. Ndërkohë, Saimir Tahiri pretendoi se nuk qëndron asnjë prej akuzave të ngritura kundër tij, duke thënë se nuk ka pasur asnjë kontakt me anëtarët e grupit të Habilajve.

“Ju kërkoj me përulësi, veproni me profesionalizëm të gjitha provat. Nëse do të bëni këtë gjë, unë do të jem i pafajshëm”, tha Tahiri.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *