Ilir Shaqiri është një ndër banorët më të komentuar të “Big Brother VIP”. Që në nisje të këtij reality show, ai ka pasur disa përplasje herë pas here me banorët, por nga ana tjetër nuk kanë qenë të pakta rastet kur ai është votuar nga publiku si më i preferuari.
Shaqiri ka arritur të ndërtojë karrierën e tij të sukseshme si balerin në Itali ku edhe jeton me bashkëshorten dhe vajzën. Por pikërisht, karriera e Ilirit është bërë objekt diskutimi në rrjetet sociale së fundmi.
Oni Pustina, ka tërhequr vëmendje me komentin e tij lënë në faqen zyrtare të “Big Brother VIP” në Instagram. Në një foto ku është publikuar fotografia e të gjithë banorëve, Pustina shkruan disa gjëra që nuk i kishim dëgjuar më parë rreth Ilirit.
Ish-modeli i njohur, që bëri famë në Itali për vite me radhë, Oni Pustina, shkruan se balerini Ilir Shaqiri ka një jetë që xhelozon shqiptarët e suksesshëm në Itali dhe se përpiqet përmes intrigave që të jetë në nivelin e tyre. Ai thotë në mënyrë ironike se uron që balerini ta fitojë “Big Brother VIP” që më në fund të ndihet edhe ai i realizuar.
‘Ka një jetë që jeton nën hijen e Kledi Kadiut,”mikut” të tij më të ngushte! Ka një jetë që xhelozon per cdo shqiptar të realizuar në shtetin fqinj, Leoni, Tare, Klajsi e të tjerë. Ka një jetë që përpiqet me cdo mënyrë dhe intrigë që të jetë sado pak në nivelin e tyre duke minimizuar arritjet e tyre dhe duke u perpjekur madje edhe t’ju zërë vendin me mënyrën e tij ortodokse. Prandaj unë vertet shpresoj që Shaqiri ta fitoj BBV, që më në fund edhe ai të ndiehet i realizuar e të mos vuajë me suksesin e miqve apo ish miqve te tij në Itali,e mbi të gjitha mos të mos sillet më si burrë me gjak gruaje! Forca Shaqir!’- ka shkruar ai në koment.
Oni Pustina është një nga shqiptarët e njohur në Itali dhe ka qenë pranë Maria De Filippit për shumë kohë. Ish-modeli ka qenë i martuar me një nga balerinat historike në “Amici”, Ambeta Toromanin. Më pas ai ka punuar edhe në rolin e postierit në programin “Dua të të bëj të lumtur”.
/Priza.al/