Një dokumentar i publikuar së fundmi ekspozon Princin Andrew dhe varësinë e tij ndaj seksit, përveç faktit se ai përdor Pallatin Buckingham për të kryer takimet e tij me shumë gra. Kështu e kujton Paul Page, i cili për gjashtë vjet punoi si oficer i mbrojtjes mbretërore dhe që dëshmoi numrin e panumërt të grave që shkuan në Pallatin Buckingham për të vizituar Princin Andrew.
“Ne bënim shaka duke thënë se ai duhet të kishte një derë rrotulluese në dhomën e tij të gjumit. Numri i grave që hynin dhe dilnin atje, nuk mbahej mend”,-u shpreh Page në dokumentarin e quajtur “Prince Andrew: Banished”.
Gratë që vizituan rezidencën e mbretëreshës Elizabeth II, e cila vdiq më 8 shtator, ishin të lira të hynin brenda me urdhër të Princit, i cili madje mërzitej nëse zonjat merreshin në pyetje ose nuk lejoheshin të hynin shpejt.
“Më dëgjo, idiot i trashë. Nëse nuk e lë mysafyren time, unë do të zbres atje poshtë”,- i tha Princ Andrew një prej oficerëve kur njërës prej grave nuk iu lejua hyrja, e cila më pas telefonoi Princin për t’i treguar se çfarë po ndodhte. Megjithëse akoma ruante një respekt për pozicionin që mbante Andrew, ish-oficeri e përshkroi atë si një person të tmerrshëm.
“Ai nuk mund t’i mbante pantallonat e tij të mbyllura’,-komentoi gazetarja Helen Kirwan-Taylor, ndërsa shkrimtari mbretëror Phil Dampier pranoi se princi nuk pinte kurrë duhan, drogë apo alkool, “e vetmja gjë që i pëlqente ishte seksi”.