Është përfolur shpesh, por mesa duket qenka e vërtetë. Aleksandër Varfaj, i njohur nga publiku si ish-partneri i Rudina Dembacajt duket se nuk ka fare kontakt me vajzën e tyre, Viktorian.
Që pas ndarjes së prindërve disa vite më parë, ajo jeton me aktoren dhe familjen e saj të re. Në një postim të bërë së fundmi, Aleksi ka lënë të kuptojmë që Rudina nuk e lejon ta takojë Viktorian dhe se ka një vit pa e parë nga afër.
“Një vit pa të puthur. Do rritesh e do të sqaroj gjëra që nuk ia uroj askujt. Më ka marrë malli,”-shkruan ish-partneri i Rudinës në Instagram krahas një fotoje me të bijën.
Më herët në ditën e lindjes së Viktorias, edhe partnerja e re e Aleksandrit, Marisa bëri një urim për vogëlushen në rrjetet sociale, duke e forcuar idenë e mallit dhe duke shkruar:
“Gëzuar ditëlindjen dashuria jonë. Sa keq më vjen që me muaj po humbim kaq shumë kujtime. 09.04.2022. Më ka marr malli të përqafoj. Të duam”.
Nuk dihet si qëndron e vërteta, nëse Rudina e lejon ish-partnerin ta takojë të bijën apo jo. Pritet një sqarim edhe i aktores për ndjekësit e saj, të cilët janë kuriozë të dinë se ç’ka ndodhur mes të dyve. Sakaq, Rudina Dembacaj është e martuar me Mark Frrokun.