Mëngjesin e sotëm, ish-portieri i PSG-së, Kristof Revalut është gjendur i pajetë në shtëpinë e tij. Mediat e huaja që përcjellin lajmin e rëndë, thonë se ende nuk dihen shkaqet e vdekjes.
Kristof Revalut mbylli sytë përgjithmonë në moshën 49-vjeçare. Menjëherë pasi janë njoftuar për këtë, në Francë kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e vdekjes së Revalut.
Ky i fundit u rrit në akademinë e Le Havre, teksa më pas u transferua te PSG-ja, në 1998, ku qëndroi për dy sezone. Gjithashtu ai ishte dhe trajneri i Le Havre nga viti 2010, teksa në vitin 2019 mori pozicionin e skautit te ky klub.