Ish-portieri i Real Madridit befason, zbulon prapaskena të El Clasicos: Leo Messi është i pisët, ai dhe Guardiola provokonin

Futbolli spanjol ka hyrë në javën e El Clasicos, teksa më 16 tetor, Real Madrid pret në kryeqytet Barcelonën. Në tetë javët e para të La Liga, madrilenët dhe katalanasit kanë treguar në fushë se do të luftojnë deri në fund për titullin kampion, teksa skuadrat rivale ndajnë dy vendet e para të renditjes me nga 22 pikë të barabarta.

Ndaj në prag të kësaj ndeshjeje, shumë protagonistë së të kaluarës kanë nisur të komentojnë rreth sfidës Real Madrid-Barcelona. Një prej tyre është edhe Jerzy Dudek, i cili u bë pjesë e Real Madridit në vitin 2007 edhe pse nuk la gjurmë, duke qenë nën hijen e Iker Casillas. Së fundmi, polaku zbulon se Lionel Messi ishte mjaft provokativ në fushën e lojës ndaj Sergio Ramos dhe Pepe, ndërsa shton se të njëjtën linjë ndiqte edhe Pep Guardiola, tekniku i Barcelonës në atë kohë.

“Lionel Messi ishte shumë provokues në fushën e lojës, por ashtu ishte e gjithë Barcelona si dhe trajneri Pep Guardiola. Ishin gjithnjë të gatshëm për të bezdisur kundërshtarin dhe ndonjëherë ia dilnin në perfeksion. Unë vetë e kam dëgjuar Messin që i pëshpëriste gjëra shumë të pakëndshme Ramosit dhe Pepes. Ju as nuk mund ta merrni me mend se çfarë Messi i thoshte kundërshtarëve në fushë, sepse ai duket gjithnjë shumë i sjellshëm”,- është shprehur ish-portieri ‘los blancos’ Dudek.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *