Ish-presidenti afgan ‘dorëzohet’ para talebanëve: Uroj të dominojnë sa më shumë vendin për të mirën e popullit

Ish-presidenti afgan Hamid Karzai është në kontakt me talebanët. BBC shkruan se vetë Karzai është shprehur se qëllimi i tij është që Afganistani të jetojë në paqe. Ish-Presidenti thotë se është pjesë e një këshilli tre anëtarësh që punon për të transferuar pushtetin tek militantët në mënyrë paqësore.

“Gjëja e rëndësishme është jeta dhe siguria e të gjithë njerëzve afganë dhe qëllimi ynë është ta vërtetojmë atë. Talebanët më kanë thënë se kanë caktuar njerëz që të përqëndrohen në sigurinë e qytetit, dhe shpresoj se do të ketë përparim të mëtejshëm. Ashraf Ghani [presidenti aktual] ka braktisur punën e tij dhe është larguar. Ai është larguar nga skena. Për të mbushur këtë boshllëk, legjitimiteti duhet të kthehet. Siguria e Kabulit dhe e të gjithë vendit duhet të dorëzohet në duar të përshtatshme. Talebanët po dominojnë tani dhe shpresoj që dominimi të jetë i fortë dhe për të mirën e kombit afgan,”- ka thënë Karzai.

Karzai ishte udhëheqësi i Afganistanit nga 2001-2014.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *