Ish presidenti francez Nicolas Sarkozy sërish në telashe, dënohet me 3 vite burg!

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy u shpall fajtor nga një gjykatë në Paris të enjten për financim të paligjshëm të fushatës elektorale të vitit 2012, për rizgjedhjen si presidenti, garë të cilën e humbi.

Gjykata ende nuk ka bërë publik dënimin, por prokurorët kanë kërkuar 1 vit burg, gjysmën me kusht. Megjithatë, Sakozy pritet të apelojë vendimin, ndaj zbatimi i dënimit nuk pritet së afërmi.

Prokurorët pretendojnë se partia konservatore e Sarkozy ka përdorur dyfishin e financimit të lejuar për fushatën elektorale të presidentit dhe pastaj kishte punësuar një firmë për të fshehur gjurmët.

Nga ana tjetër, prokurorët pranuan që hetimi nuk kishte arritur të provonte se Sarkozy kishte organizuar ose ishte i përfshirë në skemë, por thanë se ai duhet të ketë qenë në dijeni.

Sarkozy pretendon se nuk ishte përfshirë në organizimin e fushatës së tij dhe nuk kishte dijeni se si u shpenzuan paratë gjatë periudhës së zgjedhjeve.

Gjykata doli në përfundimin se Sarkozy ishte vënë në dijeni të shpenzimeve të tepërta, se ai nuk ndërmorri asnjë veprim për këtë dhe se nuk ishte e nevojshme që ai të miratonte çdo shpenzim individualisht për të qenë përgjegjës.

Ky është dënimi i dytë për korrupsion i Sarkozy, i cili në mars u shpall fajtor për tentativën për të korruptuar një gjyqëtar duke i ofruar një punë më të mirë në Monako, në këmbim informacionit për një hetim brenda partisë së tij. Gjykata e dënoi me 3 vjet burg, por ky vendim gjendet në apel. Çështja nisi nga përgjimet  midis Azibert dhe Herzog, të cilat nxorrën në pah pretendimet se Sarkozy pranoi pagesa të paligjshme për fushatën e tij presidenciale në 2007.

Sarkozy ka shërbyer si president në vitet 2007 deri në 2012.

/Burimi: AFP/ Përshtati Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *