Massimo Moratti, ish-presidenti historik i Interit, bëri akuza të rënda kundër sistemit të futbollit në Serie A.
“Serie A u manipulua dhe ne ishim viktima. Juventus duhej ta fitonte atë kampionat dhe nëse jo Juve, duhej ta fitonte Milan me patjetër. Turp, sepse forma më e madhe e pandershmërisë është të mashtrosh. Sistemi i futbollit në vendin tonë ka qenë i manipuluar, nuk e di kush është shkaktari, por di të them se kishte manipulime”,- u shpreh Moratti për “Corriere della Sera”, për periudhën kur ndodhi Calciopoli.