Ish-sekretari Amerikan Shtetit, Mike Pompeo ka vizituar sot Shqipërinë. Lajmin e ka bërë të ditur ish-deputeti socialist, Alket Hyseni, ku ka publikuar edhe fotot nga momenti i mikëpritjes.
I pranishëm ka qenë edhe kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.
“Sot patëm nderin të mikpresim në Tiranë, për herë të parë, Z. Mike Pompeo, Ish Sekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ish Drejtori i CIA”, shkruan Hyseni.