Aktivistja e njohur, Evi Kokalari ka publikuar në rrjetet sociale një mesazh nga Jim Richardson, ku sipas saj është drejtor ekzekutiv i Pompeos.
“Sektretari Pompeo bëri një seri fotosh me të gjithë që ndodheshin në sallë gjatë nënshkrimit të marrëveshjes. Pranimi i tij për një fotografi nuk bazohet me miratimin apo mbështetjen për ndonjë lider e grup politik. Ai u tregua i sjellshëm gjatë kësaj ceremonie të rëndësishme”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Kokalari në Facebook.
Mesa duket, aktivistja ka dashur të shpjegojë arsyen e vërtetë që qëndron pas fotove të publikuara nga deputetët me Pompeon.