Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Himarë, ku skafi ka goditur për vdekje një fëmijë të mitur.
Mësohet se AMP ka ngritur një grup të posaçëm hetimor për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sakaq është arrestuar drejtuesi Arjan Tase, ku rezulton se rezulton të jetë ish-shefi i komisariatit të Himarës.
Njoftimi i policisë:
Pas marrjes dijeni të ngjarjes së rëndë të ndodhur në plazhin e Potamit, ku shtetasi A. T., me gradën Komisar dhe me detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, ka goditur për vdekje një fëmijë 5 vjeç ndërsa drejtonte një mjet lundrues, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ka ngritur menjëherë një grup të posaçëm hetimor për hetimin dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Aktualisht, shtetasi A. T. ndodhet i shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë.