Ish-zëvendësja e tij gjatë kohës që kishte rolin e Ministrit Të Financave i ka kushtuar një elegji Arben Ahmetajt. Ky i fundit u shkarkua sot nga kryeministri Edi Rama nga posti i zëvendëskryeministrit, ndërsa Irena Beqiraj e ka ironizuar këtë vendim, duke thënë mes rreshtave se vumë ministër pelivanin.
Shkrimi i plotë:
Elegji për ministrin spektakolar!
Ne e hoqëm profesorin (Canin)
Kishte drejtim prej Skolastiku
Vumë ministër pelivanin
S’kapej as me gjethe fiku !
Por ai në Qeveri
Çdo pune i vinte kapak,
“E bëj unë Kryeministër
Rri i qetë edhe pa merak”
Po! Ishte vartës i devotshëm
Jo-në nuk e njihte si fjalë
Edhe nëse s’ bënte gjë
Me një gënjeshtër ja kishte dalë
Ky ministër nuk kënaqej
E donte super ministrinë
Ndaj dhe gjumi se zuri natën
Sa morri Ekonominë
Shtatlartësia e tradhtonte
Njohuria i mungonte
Por e kishte një pikë të fortë
Kryeministri shumë e donte!
Kështu thoshte ai përditë
Jemi miq, e miq te mirë
Ai (kryeministri) mbret i Shqipërisë
Dhe unë princi në detyrë!
Doni më për ministrin tonë
Për doganë e Kavavi
Merrej me kontrabandistë
Dhe të fliste për parti
…………………………………….
Këto vargje m’u kujtuan
Nuk e di !Sot si për dreq ,
Por edhe shkarkimi i yt ,
Çorbën tënde nuk e ndreq !
Anonim !