‘Isha i dehur, nuk mbaj mend’/ Zbardhet dëshmia e autorit që plagosi të moshuarin

62-vjeçari Vasil Babinis i cili goditi me sëpatë në kokë 73-vjecarin Vasil Begolli u shpreh përpara efektivëve: “Isha i dehur, nuk mbaj mend”.

Autori i plagosjes nuk ka dhënë asnjë detaj rreth ngjarjes dhe ka thënë se nuk mban mend asgjë lidhur me çfarë ka ndodhur një natë më parë.

Konflikti nisi në një lokal, pas një loje me letra dhe u zhvendos më pas në banesën e 73-vjecarit. Ngjarja u klasifikua fillimisht si aksidentale, pasi i plagosuri tha se ishte rrëzuar aksidentalisht në oborrin e banesës së tij, por u zbardh më pas nga blutë e Korcës, të cilët arrestuan autorin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *