Pas videos që qarkulloi në media ku shihej Kozak Braci që dhunohej brenda një makine, ka ardhur dhe reagimi i tij.
Me anë të një video-live, i riu ka treguar se ka qenë në një taksi, kur një automjet tip Benz ML i ka zënë rrugën. Sipas tij, kanë qenë 20 persona, të cilët e kanë ndaluar. Më pas i kanë nxjerrë armën dhe e kanë futur me forcë në makinë, ku e kanë goditur dhe më pas e kanë goditur me grushta dhe e kanë kërcënuar me thikë.
“Më kanë ardhur 20 veta, më kanë ruajtur dhe më pritën këtu poshtë sa dola nga shtëpia. Mora taksi sepse do ikja në studio. Sa hipa në taksi, në vendin e pasëm të saj. Përpara makinës me del një makinë tip Benz ML. Tentuam të iknim dhe na dolën dhe dy makina të tjera e na përplasën. Taksisti ndaloi, dyert ishin të mbyllura. Ata shqyen dyert dhe më nxorrën prej aty. Ishin 20 veta me armë në dorë. Me qëlluan në taksi dhe më futen me zor në makinën e tyre. Më futen në një Golf5 të zi. Më vunë pistoletën në trup dhe thikën në fyt. Fillimisht me futën shtrirë në makinë. Unë i binda me fjalë ata dhe më lanë pastaj të lirë”, rrëfen ai.
/Priza.al/