Beniada Nishani është e njohur për linjat e saj trupore elegante dhe seksi, por modelja ka zbuluar se në adoleshencë ishte topolake.
Madje e thërrisnin “lulelakër”, për shkak se ishte e mbushur. Teksa fliste me disa nga banorë në Big Brother, ajo zbuloi se gjatë asaj periudhe filluan edhe t’i vinin kërkesat për martesë tek mami nga Shqipëria dhe Italia, por nëna e saj nuk pranonte.
“Sa bëra 18-vjeçe filluan t’i vinin kërkesat mamit nga Shqipëria dhe Italia. Thoshin ‘Ajo goca Lindës, ajo topolakja, sa vjeç është goca tani’. Kam qenë e mbushur, më thoshin ‘lulelakër’. I thoshin mamit ‘E ke gocën si lulelakër’, se isha bufe.
‘Çfarë bën Beniada, çfarë dëshire ka, do të punojë?’ Larg e larg. ‘Po a ka njeri Beniada?’ Mami gjithmonë i thoshte: ‘Goca nuk do, kot, se ishte ajo vetë që nuk donte!”- u shpreh modelja seksi.
/Priza.al/