Një 52-vjeçar shqiptar është dënuar me 1 vit burgim nga drejtësia në Belgjikë pasi është shpallur fajtor për pjesëmarrjen në trafikimin e qenieve njerëzore.
Bëhet me dije se Genci H. u arrestua fillimisht në 25 gusht të vitit 2018 në portin e Colijnsplaat në Holandë pasi u gjet në një varkë me vela, në bordin e së cilës u gjetën 8 shqiptarë që prisnin të kalonin drejt Britanisë së Madhe.
Varka mësohet se u mor me qira nga një bashkëpunëtor i shqiptarit, por ky i fundit i shpëtoi dënimit për shkak se sipas gjykatës nuk kishte prova të mjaftueshme ndaj tij.