Kushtrim Hoxha dhe Jetmir Rexhepi, janë dy të rinjtë që kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Hungari.
Lidhur me rastin xhaxhai i Kushtrimit ka treguar se mjeti me të cilin udhëtonin të rinjtë ka shpërthyer në flakë pas përplasjes. Të dy viktimat ishin prindër, Kushtrimi i një vajze ndërsa Jetmiri i një djali 1-vjeç. Xhaxhai i të riut ka treguar po ashtu se trupat e tyre ndodhen ende në Hungari ndërsa nuk dihen rrethanat e plota të aksidentit.
Kushtrimi dhe Jetmiri ishin nisur drejt Kosovës në kohën kur ka ndodhur aksidenti.
“Një ditë të gjithë do të kthehemi te krijuesi ynë! Të dashur familjarë, farefis e ju miq të nderuar. Më bëhet zemra copash teksa po i shkruaj këta rreshta, për ta ndarë me ju lajmin e keq se djali i vetëm i vëllait tim Kushtrim (Kujtim) Hoxha dhe bashkëshorti i motrës së tij, Jetmir (Naser) Rexhepi, kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë automolibilistik. U ndanë nga jeta dy djem të mbarë, të edukuar dhe prindër të rinjë. Zoti i mëshiroftë mes lulesh të xhenetit, InshaAllah. Për varrimin do t’i informojmë me kohë”, shkruan ndër të tjera xhaxhai i tij në Facebook.