Një ngjarje e rëndë është shënuar në bordin e një avioni, i cili po fluturonte nga Egjipti për në Rusi. Sipas raportimit të mediave të huaja, një pasagjer 48 vjeç, i ka dhënë fund jetës gjatë fluturimin, e kjo, ka shkaktuar panik te pasagjerët e tjerë.
Burri ishte me pushime në Sharm El Sheikh dhe më 23 nëntor do të kthehej në Samara, Rusi. Pas ngritjes, ai u mbyll në tualetin e avionit, duke kryer aktin e rëndë.
Kur pasagjerët dhe stafi e kuptuan se ai ishte zhdukur për një orë, hapën derën e kabinës dhe e gjetën të varur me një rrip valixheje.
Tre mjekë që ndodheshin në avion janë përpjekur që ta rikthenin në jetë 48-vjeçarin, por ishte tepër vonë.
Kjo ka shkaktuar jo pak panik dhe tmerr tek pasagjerët të cilët duhet të përballonin këtë situatë në një udhëtim që zgjat për shumë orë nga Sinai i Egjiptit për në Rusi.
/Priza.al/