Ishin të skaduara, AKU asgjëson 240 kg produkte dhe i vendos 400 mijë lekë gjobë subjektit në Korçë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer mbi 158 inspektimi në subjekte të ndryshe në të gjithë vendin në 24 orët e fundit.

Nga kontrollet e kryera janë asgjësuar 240 kg produkte që kanë rezultuar me afat të kaluar përdorimi, ndërsa janë marrë 16 monstra për analiza laboratorike.

Për shkeljen e konstatuar AKU i ka vendosur gjobë subjektit në Korçë me vlerë 400 mijë lekë të reja si dhe ka dhënë 33 masa administrative paralajmërime për mangësitë e evindetuara.

Njoftimi i AKU:

Në vijim të bashkëpunimit të pandërprerë me qytetarët dhe denoncimit prej tyre të shkeljeve ligjore të evidentuara, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kreu kontrollin zyrtar në subjektin me iniciale “J. K.”, Ersekë, Korçë.

Nga kontrolli i kryer u konstatua produkti përgatitje yndyrore “TM Capro 5 kg” me afat të kaluar përdorimi si dhe për këtë produkt subjekti nuk dispononte fletë analiza dhe as faturat tatimore përkatëse. Gjithashtu në ambientet e magazinës u evidentua prani e sendeve të panevojshme, për të cilat u la detyrë dhe afat kohor për t’u hequr dhe sistemuar.

Për shkeljet e konstatuara ndaj subjektit u vendos masa administrative “Gjobë” me vlerë 400’000 lekë, u bllokua sasia prej 240 kg produkt përgatitje yndyrore “Yndyrore TM Capro 5 kg” me destinacion asgjësimin si dhe u vendos masa administrative “Paralajmërim” për realizimin e detyrave të lëna nga trupa inspektuese. /Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *