ISHP zbulon bakterin që gjendej tek uji, Ujësjellësi i Krujës refuzon të flasë…

Qysh prej 5 ditësh me qindra banorë të Krujës janë detyruar të marrin ndihmë mjekësore per shkak të helmimit nga uji që u vinte në shtëpi. Gazetari i “Balkanweb” ka treguar gjendjen shëndetësore të qytetarëve të helmuar nga uji i pijshëm në Krujë.

Ai tha se nga ISHP është konfirmuar se shkak për helmimin është bërë një bakter i gjetur në ujin që qarkullonte në qytetin e Krujës.

Gjithashtu ai tregoi se ditën e sotme, kanë qenë më të pakta urgjencat mjekësore, vetëm 15, ndërsa një ditë më parë ky numër ka qenë 10 fish më i lartë.

Vetë institucioni i Ujësjellës-Kanalizimeve i qytetit të Krujës nuk është prononcuar mbi këtë problematikë, pasi pret që të dalin të dhënat e sakta nga përfundimi i hetimeve.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *