Një 59-vjeçar i denoncuar i zhdukur në polici nga familjarët është gjetur i pajetë.
Burime zyrtare nga policia thanë se rreth orës 14:25, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune në një kanal në fshatin Plug, shtetasi A. K., 59 vjeç.
Ai ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Lushnjë, për largim nga banesa në datë 27.05.2023.
Paraprakisht, sipas bluve, dyshohet se 59-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, mbyllet njoftimi i policisë.