Një 60-vjeçar i identifikuar si Ndoc Nika është gjetur i mbytur në lumin Buna, në dalje të qytetit të Shkodrës.
Ai ka qenë prej disa ditësh i shpallur në kërkim nga familjarët e tij, ndërsa trupi i pajetë është gjetur ditën e sotme.
Nuk dihen ende arsyet e kësaj ngjarje, ndërsa Policia dhe ekspertiza kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.