Një 65-vjeçar ka humbur jetën, pasi është rrëzuar nga tarraca e banesës së tij.
Mësohet se shtetasi me iniciale B.Z., ku po kryente disa riparime në banesën e tij, në lagjen “Kala”, Tepelenë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 13:45, në lagjen “Kala”, Tepelenë, shtetasi B. Z., 65 vjeç, duke kryer disa riparime në tarracën e banesës së tij, ka rënë nga tarraca dhe për pasojë ka humbur jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.