Një makinë ka marrë flakë gjatë lëvizjes në autostradën Vlorë-Fier, pranë fshatit Panaja.
U mësua se pronari sapo ka parë flakët ka nxjerr makinën në një nga shesh pushimet anës rrugës.
Për fat të mire nuk ka dëme në njerëz.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 16:20, në autostradën Vlorë-Fier, në afërsi të mbikalimit në Panaja, dyshohet se si pasojë e një defekti në automjet, ka marrë flakë gjatë lëvizjes, automjeti tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasen E. D.
Nuk ka dëme në njerëz.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.